1.INFORMACION I PËRGJITHSHËM

1.1 Produktet e ofruara për shitje (këtu e tutje “Produktet”) përmes faqes sonë të internetit www.carnival.shop, faqeve të rrjeteve sociale, e-mail, dhe mediumeve tjera që lejojnë regjistrimin e porosisë (në tekstin e mëtutjeshëm “Faqja e internetit”) rregullohen me këto afate dhe kushte të përgjithshme të shitjes (“Afatet dhe Kushtet”). Konsiderohet se me vendosjen e porosisë, Konsumatori është pajtuar me Afatet dhe Kushtet.

1.2 CARNIVAL SH.P.K (këtu tutje “CARNIVAL”) është kompani e themeluar sipas ligjeve të Kosovës me seli në adresën Lagjia Dardania, Kurrizi, Nr. 49, Prishtinë, Kosovë .

1.3 Konsumator është personi që vepron për qëllime që nuk lidhen me tregtinë, biznesin ose veprimtarinë profesionale.

2. RREGULLAT E SHITJES

2.1.Produktet janë të destinuara vetëm për shitje tek individët që janë konsumatorë si përdorues të fundit (këtu e tutje “Konsumatorët”).

2.2 Në çdo kohë, CARNIVAL mund të modifikojë ose ndryshojë këto Afate dhe Kushte. Konsumatori do t’i nënshtrohet Afateve dhe Kushteve fuqi në kohën e vendosjes së Urdhërit për Blerje.

2.3 CARNIVAL rezervon të drejtën për të kufizuar sasinë e Produkteve të porositura sipas diskrecionit.

2.4 Të gjitha njoftimet në pajtim me Afatet dhe Kushtet, do të dërgohen në e-mail adresën e ofruar nga Konsumatori në kohën kur Konsumatori regjistrohet me rastin e blerjes.

3. KUSHTET E SHITJES

3.1 Secili produkt i ofruar për shitje mund të zgjidhet në pjesën e dedikuar të uebfaqes apo mediumit tjetër për shitje që do të shfaqë foton, çmimin e produktit, ngjyrat dhe madhësinë e produktit (aty ku është e aplikueshme). Disa produkte mund të shfaqen në uebfaqe vetëm për arsye promovuese dhe jo për shitje.

3.3 Për të përfunduar një Urdhër për Blerje për Produktet e përzgjedhura, Konsumatori do të duhet të ndjekë udhëzimet dhe procedurat e dhëna në faqen e internetit. Pas vendosjes së suksesshme të Urdhërit të Blerjes dhe plotësimit të plotë të formularit të porosisë, Konsumatori do të marrë një konfirmim nga CARNIVAL me anë të e-mailit i cili përmban një përmbledhje të detajeve të Produkteve të porositura dhe detajeve të transportit nëse është e aplikueshme.

3.4 Konsumatori është përgjegjës për të kontrolluar saktësinë e përmbajtjes së çdo Urdhëri të Blerjes që ai vendos përpara konfirmimit të Urdhërit dhe është përgjegjës për plotësimin e formularit të blerjes sipas udhëzimeve të dhëna në faqen e internetit. Para përfundimit të çdo Urdhëri, Konsumatorit do t’i kërkohet të konfirmojë që ka lexar me kujdes dhe se i pranon Afatet dhe Kushtet. Në rast të mos pranimit të Afateve dhe Kushteve nga Konsumatori, Urdhëri i Blerjes nuk do të procesohet.

3.5 Nëse Konsumatori dëshiron të bëjë ndryshime ose korrigjime në Urdhërin e Blerjes pas konfirmimit, Konsumatori duhet të kontaktojë Shërbimin për përkujdesje ndaj Konsumatorit në numrin e telefonit ose në email-in e shfaqur në seksionin “Kontakti” në uebfaqën zyrtare të Carnival. Një Urdhër i Blerjes i konfirmuar nuk mund të modifikohet ose anulohet nga Konsumatori për shkak se ne do të fillojmë menjëherë të punojmë në porosinë tuaj. Përjashtim i kësaj mund të ekzistojë në rastet siç është përcaktuar shprehimisht në Afatet dhe Kushtet ose të parashikuara ndryshe nga ligji në fuqi.

3.6 Sapo Konsumatori të përfundoj një Urdhër të Blerjes, rekomandohet që klienti të shkarkojë dhe të ruajë ose të shtypë Afatet dhe Kushtet e aplikueshme në kohën e dorëzimit të Urdhërit.

4. DISPONUESHMËRIA DHE DORËZIMI

4.1 Konsumatori pranon se rezervat e produkteve të ofruara në faqen e internetit janë të kufizuara.

4.2 Herë pas here, disa Produkte mund të mos jenë të disponueshme. Në këtë rast, CARNIVAL do të informojë Konsumatorin sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse një nga Produktet të porositura me anë të Urdhërit të Blerjes nuk është i disponueshëm, atëherë porosia do të përmbushet për Produktin që është në dispozicion.

4.3 Gjatë ofertave dhe zbritjeve të ndryshme, dorëzimi i porosis mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

4.4 CARNIVAL do të bëjë përpjekjet më të mira për të përmbushur çdo Urdhër të Blerjes brenda 48 orëve dhe në çdo rast nga data e marrjes së Urdhërit. Sidoqoftë, në rast të vonesës eventuale për dorëzimin e produktit, CARNIVAL nuk do të jetë përgjegjës për dëmshpërblimin e Konsumatorit dhe asnjë pretendim, humbje ose shpenzime që pretendohet të rezultojë nga CARNIVAL.

4.5 Konsumatori mund të kontaktojë Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit informata shtesë në lidhje me çdo çështje që ka të bëjë me dorëzimin e porosisë.

5. ÇMIMET DHE PAGESA

5.1 Çmimi i përgjithshëm për secilën Urdhër të Blerjes do të përmbajë edhe koston e transportit të llogaritur siç përcaktohet në Nenin 7 të këtyre Kushteve.

5.2 CARNIVAL rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet e produkteve të ofruara në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Çmimet e publikuara në faqen e internetit në kohën e konfirmimit të Urdhërit të Blerjes janë çmimet që do të zbatohen për një Urdhër të tillë. CARNIVAL, sipas gjykimit të vet, mund të refuzojë procesimin e një Urdhëri të Blerjes për arsyet si në vijim: nëse çmimi i publikuar për çdo Produkt nuk është i saktë për shkak të manifestimin të ndonjë gabimi dhe për të cilin CARNIVAL nuk do të jetë i përgjegjës; nëse produktet e paraqitura në uebfaqe ose mediumin tjetër nuk janë më të disponueshme;; nëse CARNIVAL nuk mund të marrë autorizimin për pagesën e Konsumatorit, apo nëse ka probleme me tërheqjen e mjeteve nga llogaria e kartelës bankare të Konsumatorit; nëse ekzistojnë kufizime për dërgesën e Produktit të vendosur në Urdhërin e Blerjes.

5.3 Pagesa mund të bëhet me kartelë bankare valide (kredit apo debit kartelë) e cila ka fonde të mjaftueshme për të kryer porosinë. Transaksionet me kartelë bankare do të qeverisen nga rregullat e ofruesit të kartelës bankare apo autoritetit tjetër kompetent. Pagesat mund të kryhen edhe përmes metodave tjera, duke përfshirë pagesën në kohën e dorëzimit të produktit, në të cilin rast konsiderohet si shitja është kryer në momentin e kryerjes së pagesës.

5.4 Plotësimi i suksesshëm i secilit Urdhër të Blerjes do do të bëhet vetëm pas verifikimit të të dhënave të kartelës bankare të Konsumatorit dhe pas autorizimit për të kryer ngarkesën për Urdhërin e Blerjes në këtë kartelë.

6. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

6.1 Konsumatori pranon dhe autorizon përdorimin dhe përpunimin e të dhënave personale nga CARNIVAL në momentin e vendosjes së Urdhërit të Blerjes.

6.2 Konsumatori jep pëlqimin dhe autorizimin e tij që CARNIVAL të ruajë, të përpunojë, analizojë dhe të përdorë të dhënat personale të mbledhura për qëllimet e kësaj porosie, brenda afateve të përcaktuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale

6.3 Pëlqimi i dhënë nga Konsumatori vlen për përdorimin dhe përpunimin e të dhënave të tij/saj personale me qëllim të përmbushjes sëë kontratëës së shitjes sipas Urdhërit të Blerjes. Konsumatori gjithashtu pajtohet të japë këtë pëlqim edhe për qëllime të dërgimit dhe pranimit të materialeve dhe ofertave promocionale.

6.4 Informatat e mbledhura sipas regjistrimit të Urdhërit të Blerjes, varësisht prej nevojës dhe vetëm deri në masën e domosdoshme për zbulim, mund t’i ndajë me kontraktorët e tij të jashtëm, siç janë: këshilltarët e jashtëm ligjor, këshilltarët financiar, tatimor, auditorët, si dhe me çfarëdo kontraktori tjetër të jashtëm, përderisa një zbulim i tillë është i domosdoshëm dhe me kusht që pranuesi i këtyre të dhënave të obligohet për konfidencialitet të plotë për këto të dhëna.

7. DËRGIMI I POROSISË

7.1 Urdhërat dhe porositë do të dërgohen duke përdorur shërbimin postar të përzgjedhur nga CARNIVAL me diskrecionin e tij. Urdhërat realizohen dhe dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke përjashtuar fundjavën si dhe festat zyrtare.

7.2 Aktualisht, CARNIVAL ofron shitje të produkteve vetëm brenda Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përveç kësaj, CARNIVAL nuk do të përpunojë një Urdhër të Blerjes në të cilin adresa nuk është e saktë ose nuk është e plotë.

7.3 Kostoja e dërgesës (nëse aplikohet) do të shfaqet së bashku me shpenzimet e tjera që lidhen me blerjen dhe porosinë në fund të formularit të porosisë, para konfirmimit të Urdhërit të Blerjes.

7.4 Për arsye sigurie, të gjitha blerjet online CARNIVAL kërkojnë një nënshkrim pas dorëzimit. Të gjitha porositë sipas Urdhërit të Blerjes dorëzohen përmes postës së autorizuar nga CARNIVAL. Nëse nuk keni mundësi të nënshkruani për pranimin e porosisë tuaj, zyrtari i postës do të lërë një njoftim në derën tuaj, duke ju informuar për porosinë. Nëse nuk jeni në dispozicion për të nënshkruar porosinë tuaj apo adresa për çfarëdo arsye nuk është e saktë, porosia juaj do të anulohet dhe produkti do të kthehet tek CARNIVAL. Në rast të dështimit, Konsumatori do të ngarkohet me kostot dhe shpenzimet e transportit.

8. PRANIMI I PRODUKTIT

8.1 Konsumatori do të kontrollojë produktet menjëherë në momentin e dorëzimit për të përcaktuar konformitetin me Urdhërin e dhënë.

8.2 Konsumatori duhet të njoftoj CARNIVAL për çdo defekt të mundshëm (p.sh. paketimi tregon dëshmi të dëmtimit, dëmtim i produktit ose dallimet në mes të produkteve nga ato të porositura sipas Urdhërit të Blerjes).

8.3 Nëse një ose disa produkte të dorëzuara janë të ndryshme nga ato të urdhëruara ose janë të dëmtuara, Konsumatori duhet të informojë menjëherë CARNIVAL-n duke kontaktuar Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit.

8.4 Në rastin e kthimit të produktit, Konsumatori duhet të ndjekë me kujdes procedurat e kthimit të vendosura nga CARNIVAL. CARNIVAL këshillon Konsumatorët të kontaktojnë Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit për udhëzime dhe sqarime të nevojshme.

9. KTHIMI DHE NDËRRIMI I PRODUKTIT

9.1 Konsumatori ka të drejtë të kthejë apo ndërroj produktin nga Urdhëri i tij, në rast të mospërputhjes (konformitetit) në mes të produktit të porositur dhe produkrit të pranuar, duke i kthyer apo ndërruar produktet që ka marrë në CARNIVAL katërmbëdhjetë (14) ditëve nga data kur këto produkte janë dorëzuar. Produkte e përdorura, të personalizuara ose të bërë me porosi nuk mund të kthehen apo ndërrohen.

9.2 Në lidhje me produktet që kthehen.ndërrohen, konsumatori duhet të përdorë kuponin fiskal. Konsumatori është përgjegjës dhe merr të gjitha rreziqet që kanë të bëjnë me dërgesën, duke përfshirë vonesat.

9.3 Nëse kthimi apo ndërrimi bëhet në përputhje me të gjitha kushtet e mësipërme, produkti nuk është i përdorur dhe/ose dëmtuar dhe kthimi apo ndërrimi është bërë brenda afatit, CARNIVAL të rimbursojë Konsumatorin me shumën e paguar me kartë bankare brenda tridhjetë (30) ditëve duke filluar nga koha që CARNIVAL pranon dhe inspekton produktet e kthyera të Konsumatorit. CARNIVAL do të pranojë kthimet ose zëvendësimin ose kërkesat e rimbursimit vetëm në mënyrën e përshkruar më sipër dhe vetëm për produktet që janë blerë nga faqja e internetit. Sendet e paplota, të dëmtuara, të konsumuara, të ndotura ose të ndryshuara nuk do të pranohen dhe prandaj do t’i kthehen Konsumatorit.

10. PËRGJEGJËSIA PËR PRODUKTIN

10.1 CARNIVAL nuk do të jetë përgjegjës për dëmet eventuale të Produkteve të shkatuara si pasojë e transportuesit.

10.2 CARNIVAL nuk do të jetë përgjegjës ndaj Konsumatorit ose përdoruesve ose shfrytëzuesve të mëvonshëm për ndonjë dëm, humbje ose kërkesë, qoftë direkte, indirekte ose pasuese, qoftë për dëmtim të pronës ose personit, në çfarëdo çështje dhe Konsumatori me këtë heq dorë nga çdo kërkesë e tillë në emër të tij dhe në emër të cilitdo person ose palë të cilit i transferon produktet.

10.3 Në asnjë rrethanë, CARNIVAL nuk do të jetë përgjegjës për kërkesat për dëmshpërblim, qoftë të drejtpërdrejtë, të menjëhershëm, të parashikueshëm, të rastësishëm, konsekuent ose të veçantë, ose për ndonjë shpenzim ose të lindur për shkak të përdorimit ose keqpërdorimit, shitjes ose fabrikimit të produkteve që nuk janë në përputhje me Afatet dhe Kushtet.

11. LIGJI I APLIKUESHËM DHE MOSMARRËVESHJET

11.1 Këto Afate dhe Kushte rregullohen dhe interpretohen sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë.

11.2 Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Afate dhe Kushte duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Numri i arbitrave do të jetë një, në përputhje me Ligjin i aplikueshëm të drejtës materiale është ligji i Kosovës;

12. KONTAKTI

Për çdo informacion, ndihmë apo ankesë, Konsumatorët mund të dërgojnë një e-mail tek: info@carnival.shop ose kontaktoni Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorëve ne numrin e telefonit (+383) 045 999 117; E hene – e Premte 9:00-17:00.